Shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe të dyshuarve për vjedhje në Viti
Siç njofton PK në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 02:37.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë. Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe IPK-ja”, thuhet në raport.