Shkelzen Maliqi tregon se kush mund t’i fitojë votuesit e zhgënjyer nëse shkohet në zgjedhje
VV dhe LDK assesi nuk po gjejnë rrugë të formojnë qeverinë e re, edhe pse premtuan se këtë do ta bëjnë 72 orë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Krerët e këtyre dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa edhe pse mbajtën disa takime për disa javë, ata nuk gjetën gjuhë të përbashkët të lidhin marrëveshje dhe të formojnë qeverinë, por po vazhdojnë ta thumbojnë njëri-tjetrin duke e bërë përgjegjës.
Ndërsa bllokada po vazhdon, Kurti e Mustafa në deklarimet e fundit kanë lënë të kuptohet se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe, ku tash janë kapur për postin e kryekuvendarit, që tashmë e ka marrë VV, konkretisht Glauk Konjufca, por që LDK po dëshiron ta marrë këtë pozitë.
Analisti politik, Shkelzen Maliqi, së fundmi përmes një mesazhi duke aluduar në bllokadën e bërë nga partitë, ju ka çuar mesazh atyre se cilado që lëshon pe, do të jetë fituese e votuesit sipas tij të zhgënjyer.
“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer postzgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi në Facebook.
Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer postzgjedhor, kurse kokëforti humbës.
Julkaissut Shkelzen Maliqi Sunnuntaina 19. tammikuuta 2020