Shkaku i sigurisë anulohet shfaqja “Bryma e Vdekjes”
Shfaqja “ Bryma e Vdekjes “ e cila ishte planifikuar të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica “në Preshevë më datë: 15.06.2019 (E Shtune ) nuk do të shfaqet.
Kjo pasi njëra nga aktorët nuk është lejuar nga qeveria e Republikës së Kosovës që të prezantoj në këtë shfaqje në Preshevë, pasi që është edhe Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës,për shkaqe sigurie
Ky është njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë të gjithë artdashësit e artit skenik se shfaqja “ Bryma e Vdekjes “ që ishte e planifikuar të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica “në Preshevë më datë: 15.06.2019 (E Shtune ) nuk do të shfaqet .
Ne si instutucion dhe si qytetarë jemi te zhgënjyer nga ky lajmë i mos ardhjes së shfaqjes pasi që njëra nga Aktoret nuk është lejuar nga qeveria e Republikës së Kosovës që të prezantoj në këtë shfaqje në Preshevë, pasi që është edhe Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës,për shkaqe sigurie.
Ajo që na shqetëson dhe që jemi te zhgënjyer është SHKAKU se kemi marrë lajmërimin ne si Institucion ,vetëm një ditë para prezantimit te shfaqjes “ Bryma e Vdekjes “ .
Në emër të Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës dhe në emër te Instutcionit që unë drejtoj, me keqardhje kam prit këtë lajmë nga drejtuesit e kësaj shfaqje ,prandaj qytetar dhe simpatizues të artit skenik ,ju kërkoj falje për këtë lajmërim i cili nuk është varur nga Ne.