Shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 në Itali, Britani dhe Gjermani
Italia ka raportuar 484 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, shifra më të ulëta se ditën e shtunë ku janë raportuar 649 të vdekur. Edhe shifra e të infektuarve brenda një dite ka rënë nga 19.903 në 17.938.
Ndërkaq në Britaninë e Madhe janë regjistruar 144 të vdekur dhe 18.447 raste të reja me koronavirus.
Në Gjermani janë regjistruar 20.200 raste të infektimit dhe 321 të vdekur.