Shifra të frikshme: Çdo i treti shofer në Gjermani heq dorë nga vozitja pas shtrenjtimit të karburantit
Pak më shumë se një e treta e shoferëve gjermanë planifikojnë të lënë makinat e tyre në shtëpi për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të karburantit në pikat e karburantit, raporton agjencia Dpa.
Gjegjësisht, këtë e kanë treguar rezultatet e hulumtimit të publikuar sot.
Sipas agjencisë, paratë janë faktori kryesor këtu: 49 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se duan të “heqin këmbët nga gazi” për të “kursyer para”. Për 16 për qind e tyre, mbrojtja e mjedisit është arsyeja e një vendimi të tillë, ndërsa 14,9 për qind e gjermanëve duan t’i përkushtohen më shumë ushtrimeve.
Sipas rezultateve të hulumtimit, tre të katërtat e të anketuarve thonë se varen deri diku nga makina e tyre, pjesërisht për shkak të mungesës së opsioneve në transportin publik. Rreth gjysma e shoferëve përdorin një makinë të paktën pesë herë në javë.
Lufta në Ukrainë solli një rritje të çmimeve të karburanteve në nivele të paprecedentë në Gjermani, kujton agjencia, sepse benzina aktualisht kushton mesatarisht 2,09 euro për litër dhe karburanti dizel është 2,16 euro, sipas të dhënave të shoqatës së automobilave ADAC.
Drejtuesit me më pak skrupuj madje mund t’i drejtohen një taktike tjetër për të ulur kostot e karburantit: vjedhjen. “Mund të supozohet se vjedhjet do të rriten,” tha një zëdhënës i Shoqatës Federale BGL për dpa. Mirëpo, nuk na informojnë për çdo rast sepse vjedhjet e tilla raportohen rrallë”, tha ai.