Shfaqje e katalanëve në Prishtinë: Njeriu si Qenie për vdekje
Shfaqja e Pantomimës “I Left” (Unë dola) nga aktorët katalanë nga Institut del Teatro de Barcelona, Enric Luzano Sans (njëherësh edhe regjisor i shfaqjes) dhe Aida Zumajo Flores, në edicionin e 6-të të Prishtina Internacional Theatre Festival.
Halil Matoshi
1.
Regjisori Sans e avanson teatrin minimalist në dramë të lëvizjës (gjallnimit) dhe klithmës nga zemra e territ – nga zemra e zjarrtë e tokës – që simbilizon mëkatin fillestar!
Kjo është shfaqje për jetën, mëkatin fillestar dhe vdekjën e pakontestueshme!
Mëkati fillestar është një doktrinë e krishten agustinase mosbindjeje, që pretendon se të gjithë lindin mëkatarë, me intencën e brendshme dyshuese dhe për të bërë blasfemi.
2.
Dashuria dhe erotizimi ndërmjet një qifti të ri (nuk saktësohet raporti gjinor mashkull-femën sepse në skenë mashkulli vishet edhe si femër, gjë që shfaqja merr konotacione të Homo Sexualis-it) përmbledh ciklin jetësor të njeriut ndërmjet tokës (dheut) dhe diellit, pra midis-midisit.
3.
Tek “I Left” Pantomima nuk ishte gjithnjë harmonike dhe lojë (vallëzim), por kryesisht përplasje aksidentale që shoqërohej me britmë/klithmë.
Drama nisë me ngarendje (udhëtim në kohë) dhe përmes helmetave, kollitjes dhe etheve si parashenja (simptoma) e sëmundjes përkujtohet shfaqja e bacilëve të fundbotshëm me të cilët njerëzit e ndajnë hapësirën. Performansa “flet” për përshtatjën e qiftit rrethanave të paparashikueshme: sëmundjës së dyfishtë, të njeriut dhe tokës.
4.
Por a ishte sëmundja para apo pas njeriut të parë Afamit apo edhe para Evës?
Dhe a janë personazhet e dramës katalane Adami dhe Eva e të gjitha kohëve, mëkatarët e parë, apo të sëmurët e parë me coronavirusin, që e shoqëron njeriun që më shfaqjën e tij në tokë!?
Klithma e njeriut është gjëma e tokës!
5.
Dhe në fund, vjen rituali i larjës. Larjës së mëkateve.
Njeriu egoist përpiqet të përvetësojë (të marrë) sa më shumë tokë (edhe si simbol i thesarit) porse përfundon i mbuluar me po atë dhe) i mposhtur nga sëmundja e dheut (tokës).