Shfaqja “Bretkosa” jepet në Teatrin Kombëtar në Tiranë
Shfaqja “Bretkosa” e cila ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Kosovë, do të shfaqet edhe në Tiranë, me 28 shtator 2019, në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar, salla Gete.
Regjisorja e kësaj shfaqje, Burbuqe Berisha, ka thënë se kjo shfaqje për nga kritika është cilësuar si një perfeksion artistik, e ka për obligim kulturor të nisë një pelegrinazh teatror nëpër çdo qytet të Kosovës.
“Me 28/09/2019 ne ora 20:00, “Bretkosa” në Tiranë në Teatrin Kombëtar të Tiranës- salla Gete. Shfaqja qe nga kritika është cilësuar si një perfeksion artistike. E ka për obligim kulturor që të nisë një pelegrinazh teatror nëpër çdo qytet të Kosovës dhe jo vetëm, patën apo s’ patën sallë teatri, ngase shfaqje e mrekullueshme është e “paketuar” ashtu që të komunikojë me sukses kudo që të shfaqet dhe nga secila “skenë” që ngritet ajo komunikon me sukses me shpirtin e molisur të atyre që plagomat e luftës ende lëngojnë në ta, e të atillë ka anë e kënd Kosovës…”, ka shkruar ajo, raporton FaktePlus.
Shfaqja “Bretkosa” me regji të Burbuqe Berishës, ku luajnë aktorët, Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi, ka qenë njëra ndër shfaqjet me të shikuara, duke mos pasur shpesh bileta për të përmbushur kërkesat e shikuesve. /FaktePlus