Sherr në një lokal në Skënderaj, një person sulmon dy të tjerë
Një sherr mes tre personave ka ndodhur në një lokal në Skënderaj.
Policia ka njoftuar se i dyshuari i ka sulmuar dy persona, një femër shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull kosovar.
Motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja