Sherr mes grave në një familje në Fushë Kosovë- njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet
Një sherr mes grave në një familje në Fushë Kosovë ka përfunduar keq.
Si pasojë e ngatërresës që kanë pasur mes vete dje pasdite, një grua ka përfunduar në spital, kurse tjera është arrestuar për shkak të sulmit.
Policia e Kosovës njofton se arrestoi një grua në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një grua tjetër duke e bërë për spital.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si pasoj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK-së”, thuhet nga Policia.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarës së arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje./FaktePlus