Sherr mes aktorëve të njohur shqiptar, grushtohen edhe me boksa hekuri
Dy aktorët e njohur të humorit, Gent Hazizi dhe Ledion Lako, janë përfshirë në një sherr, i cili ka degjeneruar edhe në përdorimin e dhunës fizike.
Policia ka bërë të ditur se Lako, ka goditur me përforcues grushti metalik kolegun e tij, Hazizi, dhe njw shtetas tjetër me emrin, Elton Myftiu.
Shkaqet e sherrit mes artistëve nuk janë bërë të ditura, por policia i ka shoqëruar menjëherë të dyja palët.
Në njoftimin e policisë thuhet se ndaj Ledion Lakos ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale