Shërohet nga COVID-19 edhe ish-ministri e ish- deputeti i Kosovës
Pas përballjes dy javore dhe ditëve shumë të vështira, siç i ka quajtur vetë Arsim Bajrami, ka arritur të fitojë betejën me Covid-19 dhe tashmë është shëruar nga kjo sëmundje.
Lajmin për shërim e ka bërë të ditur vetë ish-ministri e ish- deputeti i Kosovës, i cili mes tjerash ka thënë se koronavirusi di të jetë shumë i rrezikshëm dhe sulmon të gjitha organet e organizmit.
Bajrami në këtë rast ka falënderuar mjekët për kujdesin e treguar ndaj tij, por nuk ka harruar të falënderoj edhe liderin e PDK-së dhe kolegë të partisë e punës.
“Falënderoj me këtë rast personelin e Klinikës Infektive dr. Salihun, dr. Shemsedinin, dr. Muratin dr. Armond Dacin dhe personelin e Spitalit Amerikan. Në mënyrë të veçantë falënderoj për kujdesin kryetarin Kadri Veselin. Prof. Kuçin të cilëve ju dëshirojë shërim të plotë. Gjithashtu falënderoj kolegët nga Akademia e Shkencave dhe Fakulteti Juridik për përkrahjen me këtë sëmundje. Në fund falënderoj familjen time që me qëndroj afër në këtë përballje”, ka shkruar Bajrami.
Ai ka bërë thirrje për kujdes, pasi qytetarët mund të ruajnë veten dhe familjet vetëm duke respektuar të gjitha masat e shëndetit publik./FaktePlus