Shërohen më shumë se gjysma e pacientëve me Covid-19 që iu dha ilaçi kundër Ebolës
Një testim i ilaçit anti-viral rendisivir ka treguar të dhëna pozitive për trajtimin e pacientëve me koronavirus, bëri me dije prodhuesi i saj, Gilead Sciences, të mërkurën.
Gilead njoftoi rezultatet e një testimi klinik të ilaçit, i cili u krijua fillimisht për të trajtuar pacientët me Ebola, tek njerëzit e sëmurë rëndë me koronavirus, shkruajnë mediet britanike.
Gjysma e 397 pacientëve, të cilët ishin në oksigjeno-terapi, u përmirësuan brenda 10 ditëve nga një kurs trajtimi pesë-ditor dhe regjimi 10-ditor.
Më shumë se gjysma e pacientëve u liruan nga spitali brenda dy javësh, tregoi Gilead në një njoftim për shtyp.
Remdesivir ka qenë ndër pretendentët më të mirë të barnave ekzistuese që janë përzgjedhur për trajtimin e koronavirusit. Megjithatë, dokumentet e Organizatës Botërore të Shëndetit të nxjerra javën e kaluar sugjeruan se nuk kishte arritur të ndihmonte pacientët. Rezultatet vinin nga një testim në mbi 200 njerëz.
Gilead mbrojti testimin, duke thënë se besonte se të dhënat e lansuara ishin një ‘keqarakterizim’ i rezultateve të studimit.
Për testimine fazës 3 të shpallur të mërkurën, Gilead trajtoi 397 pacientë të sëmurë rëndë me ilaçin antiviral.
Shërimi i plotë u arrit në 53.8 përqind e pjesëmarrësve të grupit të trajtimit 10-ditor, derisa 64.5 përqind e njerëzve në grupin e trajtimit pesë-ditor arritën të liroheshin nga spitali