Shërohen 85 pacientë nga COVID-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit janë shëruar 85 persona nga COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754“, thuhet në njoftimin e tyre.
1 vdekur për 24 orë në Kosovë nga COVID-19 dhe 62 raste të reja