Sherifi: Pjesëmarrja masive në Prizren dëshmi e mbështetjes së projektit Bashkë për Shtetin
Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prizren, dëshmon për mbështetjen masive të qytetarëve për projektin Bashkë për Shtetin dhe Fatmir Limajn kryeministër.
Ai ka ftuar gjithë qytetarët që ta votojnë Nismën në zgjedhjet e 6 tetorit që të bëhen bashkë për shtetin.
Statusi i plotë i Shërifit:
Sot në Prizren në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019!
Pjesëmarrja masive është dëshmi se projekti Bashkë Për Shtetin me kryeministër Fatmir Limajn ka gjetur mbështetje të madhe gjithandej Kosovës!
#VotoNismaVoto122 /FaktePlus