Sherifi: Në Malishevë nuk ka zgjedhje, ka veç votime, sepse Malisheva moti e ka bërë zgjedhjen: Fatmir Limaj kryeministër
Nisma Socialdemokrate sot ka zhvilluar një tubim madhështor në Malishevë.
Në këtë tubim madhështor, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, ku u shpreh i bindur se në çfarëdo opsioni Nisma Socialdemokrate do jetë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme që do dal nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Ndërkaq sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në këtë tubim paraelektoral në Malishevë tha se në Malishevë nuk ka zgjedhje. Sipas tij Malisheva e ka bërë zgjedhjen me Fatmir Limajn.
Ai kërkoi angazhim maksimal për të quar Nismën Socialdemokrate drejt fitores së madhe.
““Në Malishevë nuk ka zgjedhje, ka veç votime, sepse Malisheva moti e ka ba zgjedhjen: Fatmir Limaj kryeministër” , tha ai.