Shërbimit Korrektues këtë vit i shkurtohet buxheti për 750 mijë €, vitin tjetër 1 milion €
Këtë vit buxheti i Shërbimit Korrektues do të jetë më i mangët për 750 mijë euro, përderisa në vitin 2021 pritet që t’i merren 1 milion euro.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi tha se shkurtimet buxhetore e kanë prekur edhe këtë institucion.
Sipas tij, ky institucion mbetet më i mbikëqyruri nga Inspektorati i ministrisë së Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe EULEX-i.
“Shkurtime të buxhetit për këtë vit janë 750 mijë euro ndërsa për vitin e ardhshëm pritet të jenë 1 milion”.
“Ne nuk prekemi shumë në shërbimin korrektues. Kemi bashkëpunim me Policinë dhe shpesh jep rezultate në fusha të ndryshme”.
“Ne na mbikëqyrë Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe EULEXI, sepse jemi institucioni më i mbikëqyrur”.
Ai për EO foli edhe për Pakon Emergjente, duke shtuar se zyrtarët korrektues kanë marrë dy herë nga 300 euro.
“Numri i të burgosurve ka rënë dhe është hera e parë që kemi rënie të tyre. Gjykata ka gjetur mirëkuptim dhe ka shtyrë ardhjen e tyre në burgje”.
“Zyrtarët korrektues kanë marrë dy herë nga 300 euro”.
Mes tjerash, Thaqi theksoi se në Qendrën Korrektuese të Kosovës nuk ka pasur keqpërdorim të detyrë, vetëm keqmenaxhim të rregullores së punës.
“Nuk janë drejtorë të shkarkuar dhe nuk ka pasur të bëjë me keqpërdorim të detyrës po me keqmenaxhim të rregullores”.
“Zyrtarët tashmë janë kthyer në punë. Nuk ka nëpër burgje korrupsion financiar”.