Berisha në emisionin “Blic InterView me Astrit Gashin” ka deklaruar se implementimi i këtij projekti nga qeveria Kurti do të marrë disa vite kohe.

“Gjithçka është e mundur në aspektin teorik, por ka disa vështirësi që këtë projekt do ta prolongojë për disa vite”.

Ish-drejtuesi i UÇK-së beson se ideja e shërbimit ushtarak është e pranueshme për të gjithë qytetarët.

“Ideja qeveritare si e tillë ka një lloj pranueshmërie emocionale, por unë këtë e kisha lidhur me karakterin fisnik të shqiptarëve dhe gjithmonë e kemi dashur ushtrinë. Ne nuk guxojmë të shkelim mbi këtë pranueshmëri”.

Sipas tij, tradita e shërbimit ushtarak obligon qytetarët që të përfundojnë ushtrinë në periudhë tremujore dhe pastaj t’i kthehen jetës së lirë.