Shenja lodhjeje me masat kundër pandemisë
Protesta në Britaninë e Madhe, francezet festojnë karnavalet.
Qytetarët nëpër Evropë po shfaqin shenja lodhjeje me masat kundër përhapjes së koronavirusit dhe kanë nisur protestat kundër masave kufizuese.
Protestuesit sulmuan drejtorinë e policisë së qytetit dhe dhjetëra efektivë, pas rregullit të ri që u jep forcave të rendit më tepër kompetenca për ndalimin e grumbullimeve.
Edhe në Marsejë, banorët thyen masat anti-COVID dhe u grumbulluan shpesh pa maska dhe pa distancë sociale për të festuar Karnavalet, të cilat nuk organizoheshin prej vitit të kaluar.
E teksa Britania e Madhe ka shifra të ulëta infektimesh, falë vaksinimit dhe masave të bllokadës kombëtare që vijon prej disa javësh, Franca ka shifrat më të larta të infektimeve në kontinent.
Të larta janë infektimet ditore edhe në Gjermani ku qeveria pritet të vendosë për zgjatjen dhe ashpërsimin e masave anti-COVID përgjatë gjithë muajit prill.
Në Greqi qeveria ka arritur të rekrutojë 206 mjekë nga spitalet private për shtimin e kapaciteteve të ezauruara në terapinë intensive.