Shëndeti, dashuria dhe paratë- çka ju thotë horoskopi sot
Dashi
Në morinë e yjeve që keni në shenjën tuaj, do të jetë Mërkuri ai që do të dalë mbi të tjerët e do sjellë momente relaksi për ju. Por kujdes, se problemi juaj mbeten sërish shpenzimet.
Demi
Duket në përgjithësi një kuadër yjor i favorshëm, i cili pritet të sjellë një ditë pozitive, edhe pse Mërkuri është një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin.
Binjakët
Me hyrjen e Mërkurit në shenjë, i cili do të mbështesë Juipterin dhe Mërkurin, nuk ka se si të mos jetë një ditë e favorshme për shumë prej jush. Kujdes, sepse mund të bini në konfuzion.
Gaforrja
Jeni në një moment të mirë dhe duhet të përfitoni akoma më shumë tani që Mërkuri stimulon sektorin e punës dhe ekonominë. Megjithatë, Hëna mund të sjellë momente melankolie.
Luani
“Prurësi i lajmeve të mira” Mërkuri, është në shenjën tuaj prandaj është e tepërt t’ju thuhet se vetëm “sihariqi” nuk do të mungojë. Një propozim i papritur ju bën të mendoheni shumë.
Virgjëresha
Marsi dhe Urani, dy “planetët” që ndjellin sherr e luftë janë mjaft aktivë sot, prandaj edhe ju do të jeni shumë sensibël dhe gati për t’u kundërpërgjigjur. Erosi duket se është në rënie.
Peshorja
Duket se qielli juaj është “spastruar” pjesërisht nga yjet e pafavorshëm prandaj do të bini në një lloj qetësie, e cila gjithsesi është e përkohshme. Mërkuri është gati për të sjellë pështjellim.
Akrepi
Qielli duket disi premtues, ndonëse përgjithësisht dita pritet të jetë e ngjeshur ndërsa ju të turbullt në ide. Kujdes, sepse pedantizmi juaj jo vetëm që s’ju vlen, por mërzit edhe të tjerët.
Shigjetari
Pas një periudhe qetësie relative, “qielli” juaj ka filluar të trazohet sërish nga një numër planetësh në kalim.Para se të thoni fjalën e fundit, mundohuni të sqaroni gjërat që diskutohen.
Bricjapi
Nën ndikimin e planetëve të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve ju mbështesin, do të arini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë. Një ankth ju munon disi.
Ujori
Edhe sot duket një ditë rutine, por stimujt e Afërditës dhe të Mërkurit do të kënë një efekt të menjëhershëm dhe do t’ju shkundin nga një farë topitjeje.Dikush interesohet për ju.
Peshqit
Duke pasur parasysh kuadrin yjor dhe tranzitin aktual të yjeve në të, duket se dita e sotme do të jetë mjaft pozitive dhe ju, shumë të karikuar shpirtërisht e fizikisht. Erosi në rritje.