Shëndeti, dashuria dhe paratë- çka ju thotë horoskopi sot
Dashi
Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë javë ta përfundoni në kohën e duhur. Zbehja e ndikimit të Afërditës ju bën melankolikë.
Demi
Duket se fati, kuptohet ai i miri, do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontaktet të shumta në planin sentimental. Mirë shëndeti.
Binjakët
Qielli juaj sot pritet të jetë i pastër, duke premtuar për një qetësi shpirtërore, për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe kthjelltësi mendore që do t’jua lehtësojë mendimin e gjykimin.
Gaforrja
Duke pasur parasysh situatën yjore të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura, aq edhe pozitive. Por kujdes, nuk duhet të zihen në befasi.
Luani
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë të favorizuarit e yjeve, por mjafton një Hënë “kapriçoze” për t’ju prishur planet. “Të hidhet apo jo hapi vendimtar?”, kjo është çështja për ju.
Virgjëresha
Sa e vështirë dhe e mundimshme sot të merresh me të tjerët! Por ja që duhet, sepse jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur rezultatet që shpresoni në punën tuaj. Erosi në rënie.
Peshorja
Duhet të jeni të përgatitur, pasi në planin profesional mund të ndodhin shumë ndryshime dhe në një kohë vërtet shumë të shpejtë. Erosi duket se e ka rikthyer “vështrimin” nga ju.
Akrepi
Ndonëse Saturni është “aleati” juaj dhe mund të ketë ndikim pozitiv, nëse nuk gjeni një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja, do ta keni vërtet të vështirë në planin ekonomik.
Shigjetari
Një Mërkur “i ngrysur” duket se do të vërë në provë jo vetëm aftësitë tuaja për të dalë nga situatat, por edhe durimin për të përballuar momentet e tensionit që nuk do të mungojnë.
Bricjapi
Sektori më i privilegjuar për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë ai i marrëdhënieve shoqërore, ku do të ketë ndikimin më të madh dyshja Mërkur-Afërditë. Mirë edhe dashuria.
Ujori
Janë një numër planetësh pozitivë në kontrast me disa të tjerë negativë, të cilët bëjnë që nga kjo ta ‘pësojë” humori juaj që do të ketë shumë zigzage. Diçka fillon të lëvizë në dashuri.
Peshqit
Pas largimit të Marsit luftarak nga shenja do të jeni shumë më të qetë dhe shumë më të gatshëm për të dialoguar e për të arsyetuar. Sinjale pozitive vijnë edhe nga Afërdita në dashuri