Shëndeti, dashuria dhe paratë- çka ju thotë horoskopi sot
Dashi
Zhvendosja harmonike e Afërditës dhe Jupiterit janë në një farë mënyre ata që paralajmërojnë fatin e mirë për ju që i përkisni kwësaj shenje . Edhe në fushën sentimentale pritet ditë e mirë.
Demi
Do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri, i cili do të bëjë të jeni tërheqë më shumë nga inteligjenca se sa nga pamja juaj e jashtme. Eshtë sërish Mërkuri ai që favorizon aktivitetet komerciale.
Binjakët
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën egidën e sigurtë të Afërditës e të Jupiterit, të cilët do të bëjnë të jeni më të lirshëm në kontaktet me të tjerët dhe më të afrueshëm.
Gaforrja
Janë shumë yje në orbita të përshtatshme e që kësisoj janë në favorin tuaj, të paktën përsa i takon fushës sentimentale dhe dashurisë. Urani në shenjë bën që të lëvizni disi me përtesë në punë.
Luani
Afërdita në shenje është një lloj garancie edhe për ju që në planin sentimental gjërat të shkojnë rrjedhshëm. Ekonomia mund të ecë më shumë nëse kontrolloni shpenzimet e tepërta.
Virgjëresha
Ju duket se gjërat nu shkojnë në drejtimin e duhur në fushën sentimentale, por duhet të bëni durim, sepse është një pauze pas së cilës mund të pritet një shpërthim i ri. Mirë ekonomia.
Peshorja
Një lidhje e re sentimentale e juaja është e destinuar jo vetëm të konsolidohet me mbështetjen e Afërditës, por janë të gjitha shenjat që ajo të jetë shumë e gjatë dhe shumë e fortë.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e Saturnit, i cili nuk është në harmoni me Afërditën, prandaj edhe në planin sentimental do jenë disi melankolikë. Mirë puna.
Shigjetari
Me Uranin e sidomos Marsin në një orbitë aspak të favorshme, “një aventurë dashurie” nuk do të kishte shumë fat nëse nuk do ishte mbështetja e Afërditës nga ana tjetër.
Bricjapi
Vlera dhe aftësitë tuaja në planin profesional do të çmohen dhe për këtë do të keni një sodisfaksion të veçantë. Kujdes, një raport i saponisur në planin sentimental mund të prishet.
Ujori
Jeni disi të lodhur e ndjeheni paksa të përgjumur? Janë yjet që ju “imponojnë” një plogështi të tillë, nga e cila do të dilni pasi të hyje Marsi e t’ju “shkundë”. Më të matur në fjalë.
Peshqit
Në një fazë kaq të turbullt në raportet me partnerin eshtë më mirë të ndiqni moton :tërhiq dhe mos e këput” derisa gjithçka të sqarohet përfundimisht. Tensionet në punë krijonë strese.