Shembet ndërtesa 4 katëshe në Itali, 12 të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë dhe një grua shtatzënë
Një pallat katër katësh është shembur në Itali.
Flitet për 12 të zhdukur mes tyre 3 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Forca të shumta kanë mbërritur në zonë për të kërkuar njerëzit.
Zjarrfikësit kanë shuar flakët dhe po kërkojnë të zhdukurit së bashku me policinë.
Kryebashkiaku i Ravanusa-s, Carmelo D’Angelo, ka nisur një apel: “Kushdo që ka autocisternë dhe mjete mekanike na ndihmoni. Është një fatkeqësi“.
Kërkesa u pranua nga ekipe të shumta vullnetarësh të Mbrojtjes Civile, zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq, të ardhur nga komuna të ndryshme të zonës së Agrigentos.