Shemben gurë në autostradën “Ibrahim Rugova”, zënë tri vetura
Që nga dje vendi ynë po karakterizohet me mot me shi, stuhi e borë.
Ndërsa si pasojë e këtij moti, në disa zona janë rrëzuar pemë, shtylla elektrike ku qytetarë të shumtë po vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike, por ka pasur edhe shembje gurësh.
Derisa ekipet përgjegjëse janë në terren, qytetarët po vazhdojnë të rrezikohen madje tri vetura sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” janë dëmtuar për shkak të shembjes së gurëve, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, Zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili ka dhënë detaje se ku saktësisht ka ndodhur ky incident.
“Sipas informacioneve fillestare të pranuara nga zyrtarët tanë në teren, sonte rreth orës 17:30 në autostradë, afër kilometrit 5/6, në drejtim të Vërmicës, është raportuar se; si pasoj e shembjes së gurëve, tri automjete janë dëmtuar, përderisa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë .
Ai tutje ka treguar se Njësia për Menaxhim dhe Kontroll të Autostradave ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme, përfshirë edhe informimin e autoriteteve kompetente lidhur me gjendjen e rrugës/autostradës.
Kujtojmë që në vendin tonë, po mbretëron mot i lig me të reshura të borës, derisa ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një njoftimi të bërë sot ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se kompanitë përgjegjëse qysh nga mbrëmë po kryejnë punën e tyre.