Shemben dy diga në Michigan të ShBA-së, evakuohen 10,000 banorë
Rreth 10,000 banorë lokalë janë evakuuar në Michigan të Shteteve të Bashkuara pas shembjes së dy digave si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Shërbimi Kombëtar i Motit e lëshoi një paralajmërim emergjent për vërshime afër lumit Tittabawassee te digat “Edenville” dhe “Stanford”, shkruan “BBC”.
Disa pjesë të Midland-it, rreth 200 kilometra larg Detroit-it, mund të jenë 2.7 metra nën ujë, thanë autoritetet.
Guvernatori Gretchen Whitmer e shpalli gjendjen emergjente në rajonin Midland pas shembjes së digave.
“Kjo është diçka më ndryshe nga gjithçka që kemi parë në Midland. Të përballesh me të në mesin e pandemisë globale është pothuajse e paimagjinueshme”, tha ai.
Kjo ishte hera e dytë brenda 24 orëve që nga banorët u kërkua të evakuohen për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ata janë këshilluar që të përdorin maska dhe ta respektojnë distancën fizike gjatë evakuimit.
Guvernatori Whitmer njoftoi se në këtë situatë ndihmë ka ofruar edhe Garda Kombëtare e Michigan-it.