Sheiku akuzon princeshën e arratisur për “kontakt të papërshtatshëm” me truprojën e saj
Udhëheqësi i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid al-Maktoum në të njëjtën kohë edhe bashkëshorti i princeshës së arratisur, Haya bint al-Hussein, ka pasur “kontakt të papërshtatshëm” me njërin nga truprojat e saj gjatë një vizite në shtëpinë e tyre në Londër.
Sipas burimeve brenda familjes, ai ishte i tmerruar kur e zbuloi se gruaja e tij 45 vjeçare, ishte duke qëndruar me truprojën e saj gjatë qëndrimit të tyre në rezidencën britanike, dhe këtë ai e kishte thënë menjëherë pasi që ishte kthyer nga Dubai, transmeton GazetaExpress.
Sheiku ka kërkuar që ajo menjëherë të kthehet për në Dubai, po këtë e ka refuzuar Princesha, gjë që mund të shkaktojë incident diplomatik mes Emirateve të Bashkuara Arabe me Britaninë e Gjermaninë.
Arsyeja pse Gjermania është e përfshirë në këtë rast, është fakti se sipas burimeve, një diplomat gjerman e kishte ndihmuar atë të arratiset. Së pari ajo kishte shkuar në Berlin, e nga aty kishte udhëtuar për në Londër ku është edhe duke u fshehur.