Shefi i QKMF-së në Drenas konfirmon helmimin e 85 personave pas ngrënies së iftarit
Shefi i qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, helmimin e 85 personave pasi kishin ngrin iftar pasi kishin porositur në Gjellëtoren dhe Qebaptoren “Toni” në Drenas.
Bogiqi ka thënë se iftari ka qenë i organizuar në fshatin Tërstenik të Drenasit dhe është porositur meqë kanë pasur një përkujtim atë ditë.
“Me 15 maj ka qenë një iftar në fshatin Tërstenik që ka porositur dikush pasi e kanë pasur edhe një tubim, përkujtim, iftarin e kanë porositur në Gjellëtoren “Toni” në Drenas. Në ditën e nesërme doktoresha e ka raportuar një rast, pastaj kanë filluar edhe rastet tjera, në Tërstenik është raportuar. Deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësore 85 persona”, tha Bogiqi për FaktePlus.
Me tutje Bogiqi ka theksuar se nga këta persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, gjashtë raste kanë qenë më kritike, derisa 37 të tjerë janë udhëzuar për në Klinikën Infektive në Prishtinë.
“Gjashtë raste prej tyre janë udhëzuar me autoambulancë në klinikë, 37 janë udhëzuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Do të thotë këta gjashtë e kanë pasur gjendjen me të rënd. Ndërsa, tjerët janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran”, theksoi Bogiqi.
Ndërsa, ende nuk dihet se nga cili ushqim janë helmuar këta persona. Doktori Ismet Bogiqi tha se ende nuk e dinë, porse tanimë kanë lajmëruar inspektoratin komunal që po merret me rastin.
“Nuk e di, ne e kemi njoftuar inspektoratin komunal menjëherë, k ardhur e ka mbyllur ;lokalin dhe tash ata merren me mostra sepse ata i kanë procedurat, i marrin mostrat dhe shikojnë qfarë është”, u shpreh Bogiqi.
Bogiqi shtoi se 14 raste nga ky numër janë të Komoranit. Derisa, një pjesë e personave që janë dërguar në Klinikën Infektive, Bogiqi tha se janë kthyer në QKMF-në në Drenas për trajtim dhe gjendja aktualisht është stabile. /FaktePlus