Shefi i OBSh-së dikur shërbente si politikan në sistemin komunist
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,Tedros Adhanom Ghebreyesus, një figurë pak e njohur para pandemisë së koronavirusit, po përballet me akuza të mos-transparencës së rasteve me COVID-19 nga Kina.
Dr Tedros – i cili kurrë nuk ka ushtruar profesionin si mjek – është një politikan i cili filloi punën nën juntën komuniste të Dergut, pastaj u ngrit në krye të qeverisë së Etiopisë së pari si Ministri i Shëndetësisë dhe asokohe Ministër i Jashtëm, para se të vendosej në krye të OBSH-së, raportojnë mediet e huaja.
Tani ai po përballet me kritika të rënda për trajtimin e tij të pandemisë, veçanërisht për lëvdatat që ai ia dha partia komuniste e Kinës për reagimin.
Kjo ka çuar në akuza – kryesisht të bëra kohët e fundit nga Donald Trump – se OBSH është ‘Kino-centrike’, një pozicion që Presidenti amerikan ka premtuar se do e hulumtojë.
Trump ka kërcënuar me pezullimin e fondeve të SHBA-ve ndaj OBSH deri në kryerjen e një hetimi.
Të dhënat e financimit të Kombeve të Bashkuara tregojnë se, gjatë mandatit të shefit të OBSH-së, kontributet e vlerësuara në OBSH nga Kina gjithashtu janë rritur ndjeshëm – nga afërsisht 23 milionë në 2016 -ën në 38 milionë dollarë më 2019-ën.
Kina gjithashtu është zotuar për një financim të mëtejshëm prej 57 milion dollarësh në vitin 2020.
Shteti kinez ka marrë akuza nga zyrtarë amerikan, përfshirë edhe John Bolton, për mos-transparencë Kinën. Po ashtu, një grup avokatësh amerikanë kanë thënë se do parashtrojnë padi triliona dollarëshe ndaj Kinës për dëmet e shkaktuara nga fshehja e rasteve me COVID-19.