SHBA tejkalon 450 mijë vdekje nga COVID-19
SHBA ka tejkaluar mbi 450 mijë vdekje totale nga COVID-19.
Ka pasur të paktën 450,088 vdekje të raportuara nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara që kur filloi pandemia, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.
Po ashtu, janë shënuar të paktën 26,533,999 raste koronavirusi në SHBA, treguan të dhënat e universitetit.
Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë nga Covid-19 më 29 shkurt në shtetin Uashington. Më vonë në pranverë, dy vdekje të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas vdekjes se ishin nga Covid-19.
Ka katër vende të tjera në botë që kanë raportuar mbi 100,000 vdekje totale Covid-19, sipas universitetit.
Brazili ka më shumë se 200,000 vdekje totale ndërsa Meksika, India dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mbi 100,000.