SHBA-të do të izolohen njësoj sikurse Italia brenda 14 ditësh
Aktualisht janë 765 raste të prekura nga koronavirusinë SHBA dhe 26 njerëz kanë vdekur si pasojë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Në Itali, shifrat janë shumë më alarmante. Që nga mëngjesi is ë martes, 463 kanë vdekur dhe 9,172 janë prekur nga koronavirusi. Italia konfirmoi rastin e saj të parë të virusit 11 ditë para SHBA-ve.
Të hënën në mbrëmje, shkencëtari kompjuterik, Mark Handley, Profesor i Sistemeve të Rrjetit dhe Roboticist në Londër, në një cicërimë në ‘Twitter’ krahasoi shifrat në rritje me ato të Italisë.
“Të gjithë shtetet tjera do jenë sikurse Italia brenda 9-14 ditësh”, ka cicëruar Handley së bashku me të dhënat.
Sipas të dhënave të tij, rastet e prekura nga koronavirusi në SHBA po pësojnë të njëjtën rritje sikurse në Itali që nga dita e parë e konfirmimit të rastit të parë.
Presidenti Trump deklaroi të hënën gjatë ditës se asgjë në vend nuk do të mbyllet për shkak të virusit.