SHBA raporton mbi 189 mijë raste të reja me COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 189 mijë e 99 raste të reja me COVID-19 dhe 1 mijë e 509 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 17 milionë e 844 mijë e 690 ndërsa numri i viktimave në 317 mijë e 668 vdekje, shkruan CNN.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.