SHBA pezullon vizat e punës deri në fund të vitit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjasin pezullimin e vizave në disa kategori kryesore të bazuara në punësim deri në fund të vitit.
Një veprim që pritet të ketë pasoja për më shumë se 500 mijë persona, njoftoi sot një zyrtar i lartë i administratës.
“Kjo masë prek vizat H1B, të cilat janë për punëtorët e kualifikuar në vende të tilla, si sektori i teknologjisë së lartë, vizat L1 për drejtuesit e huaj, si edhe kategoritë e tjera”.
Gazeta New York Times shkruan se ky urdhër është masa më e fundit e presidentit Donald Trump për të ngadalësuar emigracionin në SHBA.
Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se urdhri është krijuar për të ndihmuar forcën punëtore të SHBA-së që të rimëkëmbet nga pandemia.