ShBA përgëzon Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përgëzuar Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria, katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.
“Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”, thuhet në njoftim.
Me tutje SHBA kanë shprehur mirënjohje edhe për forcat demokratike të Sirisë që kanë mundësuar riatdhesimin e tyre.
“SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”, theksohet në njoftim. /FaktePlus