SHBA ndihmon Kosovën me 1.1 milion dollarë për të luftuar koronavirusin
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook ka folur për ndihmën që shteti mik i Kosovës ka ofruar për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së pandemisë koronavirus.
Ai ka thënë se SHBA do të ndihmojë Kosovën me 1.1 milion dollarë, për të rritur aftësinë e reagimit për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
“Qeveria e Kosovës merr 1.1 milion dollarë nga SHB.A për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. Së bashku ne mundemi”, ka thënë diplomati amerikan.
Edhe BE ka ndihmuar Kosovën me pesë milionë euro në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
Deri mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar 94 raste me koronavirus, prej tyre një i vdekur dhe një i shëruar.
Kosovo Government receives $1.1 million dollars from U.S. to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact. #TogetherWeCan
Julkaissut U.S. Embassy Pristina, Kosovo Maanantaina 30. maaliskuuta 2020