SHBA këshillon amerikanët të mos udhëtojnë jashtë shteti
Administrata Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë jashtë shtetim në kohën kur përhapet koronavirusi.
Departamenti Amerikan i Shtetit të enjten lëshoi një alarm të ri duke u bërë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë jashtë vendit në asnjë rrethanë dhe të kthehen në shtëpi nëse ata janë tashmë jashtë vendit, përveç nëse planifikojnë të qëndrojnë jashtë shtetit, shkruan AP.
“Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët e SHBA-ve që të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për shkak të ndikimit global të COVID-19,” tha ajo në këshillën e re.
“Në vendet ku opsionet e nisjes komerciale mbeten të disponueshme, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të organizojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse ata janë të përgatitur të qëndrojnë jashtë për një periudhë të pacaktuar. Qytetarët e SHBA-ve që përbrenda kufijve duhet të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare”, thuhet tutje në parlajmërim.
Deri parpara përditësimit të paralajmërimit, këshillat e departamentit për qytetarët amerikan ishin që të “rishqyrtojnë” të gjitha udhëtimet ndërkombëtare nën atë që njihet si alarmi “niveli i tre”.
Paralajmërimi global i “nivelit të katërt” ishte i pashembullt pasi alarmet e tilla zakonisht rezervohen për vende specifike të përfshira në konflikte, katastrofa natyrore ose ku amerikanët përballen me rreziqe specifike.