ShBA-ja e arreston gruan e “El Chapo”-s, dyshohet për trafikim droge
Bashkëshortja e bosit meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të dyshimeve rreth trafikimit të drogës, thanë autoritetet amerikane.
Emma Coronel Aispuro, 31 vjeçe, u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles”, afër Uashingtontin, shkruan BBC
Ajo akuzohet për pjesëmarrje në operacionet për shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marijuanës.
“El Chapo” është duke e vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në Nju Jork pasi është shpallur fajtor për trafikim të drogës dhe pastrim të parave.
Burri 63 vjeç dikur ka qenë shef i grupit mafioz “Sinaloa”, për të cilin zyrtarët thonë se ka qenë furnizuesi më i madh i drogës në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë gjykimit të tij më 2019 u dëgjuan rrëfime të tmerrshme për krimet e kryera, duke filluar nga trafikimi i drogës deri te dhunimi i vajzave adoleshente dhe vrasja me gjakftohtësi e ish-anëtarëve të grupit mafioz dhe të rivalëve.
Departamenti i Drejtësisë në ShBA njoftoi se zonja Coronel Aispuro pritet të paraqitet në një gjykatë federale përmes vide-lidhjes.
Përpos akuzave për shpërndarje të drogës, ajo akuzohet edhe për bashkëpunim me persona të tjerë për ta ndihmuar bashkëshortin që të arratisej nga burgu në Meksikë më 2015.