SHBA: Fëmijët e pavaksinuar kundër COVID-19 duhet të mbajnë maska kur kthehen në shkollë
Fëmijët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mbajnë maska në fytyrë edhe kur të kthehen në shkollë në vjeshtë.
Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se të vaksinuarit kundër COVID-19 nuk kanë më nevojë të mbajnë maska ose të mbajnë distancën shoqërore, shkruan CNN.
“Nxënësit duhet të shkojnë fizikisht në shkolla këtë vjeshtë”, tha doktor Fauci nga CDC.
Ai tha se në këtë situatë fëmijët që nuk janë të vaksinuar duhet të mbajnë një maskë, ndërsa Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se fëmijët e shkollës fillore mund të ndodh që të mos vaksinohen deri në fund të vitit.
Fauci shtoi se ai mund të garantojë se pothuajse shumica e shkollave do t’u kërkojnë nxënësve të pavaksinuar të mbajnë maska gjatë kohës kur janë në klasë.
Ai ndër të tjera vuri në dukje se kjo gjë është në përputhje me udhëzimet aktuale të CDC.