SHBA afër 220 mijë vdekjeve nga COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë afruar tek 220 mijë vdekje si pasojë e koronavirusit.
Janë saktësisht 219 mijë e 891 persona që kanë ndërruar jetë nga ky virus, thonë të dhënat e Johns Hopkins University.
Të infektuar nga COVID-19 në këtë shtet sipas të dhënave janë tetë milionë e 180 mijë e 501 veta – 25 mijë e 908 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit, periudhë në të cilën janë shënuar edhe 217 vdekje.
Në këto të dhëna përfshihen 50 shtetet amerikane, Distrikti i Kolumbisë dhe territoret tjera, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.