Shaquille O’Neal shpërthen në lot duke folur për Kobe Bryant
Shaquille O’Neal shpërtheu në lot përderisa fliste për Kobe Bryant, me të cilin kishte luajtur në LA Lakers dhe i kishin fituar tre kampionate të NBA si bashkëlojtarë.
Pesë-herë kampioni i NBA, Kobe Bryant, vdiq të dielën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte. Ai po udhëtonte me vajzën e tij dhe disa shokë, përkundër mjegullës që e kishte kapluar atë pjesë të Los Angelesit, transmeton Gazeta Express.
Ky lajm e tronditi botën e sportit dhe përkujtimet e nderimet për Bryant s’kanë të ndalur që nga e diela. Ish-bashkëlojtari i tij, O’Neal, iu bashkua këtij grupi të martën në mbrëmje, teksa fliste në emisionin sportiv në TNT.
“Fakti është se ne e kemi humbur lojtarin më të mirë në histori të Lakers, basketbollistin më të mirë të të gjitha kohëve në botë”, ka thënë O’Neal në TNT.
“Ngushëllimet e mia i shkojnë familjes së tij, nënës, babait, motrave, familjeve të tjerëve, të gjithëve të përfshirë në Lakers”.
“I haven’t felt a pain that sharp in a while.. it definitely changes me.”’@SHAQ on the loss of his brother, Kobe. pic.twitter.com/dM5i0DDgGK
— NBA on TNT (@NBAonTNT) January 29, 2020
“Të gjithëve na goditi papritmas. Unë nuk doja ta besoja. I thash vetes: “Shpresoj ta ketë shpikur ndonjë idiot dhe të mos jetë e vërtetë”. Nuk doja të besoja”.
“Pastaj më erdhën telefonatat dhe më në fund e pash se lajmi është konfirmuar. Shpirti m’u largua nga trupi. S’kam ndierë dhimbje aq të fortë që një kohë të gjatë dhe jam 47-vjeçar”.
“Më kanë vdekur dy gjyshe, më ka vdekur gjyshi, motra, por tani më ka vdekur vëllai i vogël. Emrat tonë do të jenë përgjithmonë të lidhur bashkë për atë që e arritëm”.