Shaqiri nuk duron më, takim kokë me kokë me Kloppin
Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka humbur nga gjurmët dhe nuk po merr minuta nga trajneri Jurgen Klopp. Sezonin e kaluar gjermani e aktivizoi në shumë sfida me shqiptarin që ishte vendimtar për Liverpool-in.
Pjesa e dytë e sezonit ishte më e errët për të, pasi nuk u preferua shumë. Edicioni i ri ka nisur ashtu si i vjetri me shtatshkurtrin që nuk po luan.
Ai qëndroi për 90 minuta në stol në nalen e Superkupës së Europës dhe u pa qartë se nuk ishte shumë i gëzuar në momentin e festimit.
The Sun shkruan se Shaqiri i ka kërkuar trajnerit Jurgen Klopp të largohet nga “Redsat” brenda këtij muaji, pasi do një ekip ku të luajë rregullisht dhe të jetë titullar. /FaktePlus