Shaqiri ka një paralajmërim për Bayern Munichun
Xherdan Shaqiri është deklaruar para ndeshjes me Bayern Munichun në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Xherdan Shaqiri e dëshiron triumfin me Liverpoolin, por që ka kujtime të mira kur luante me Bayern Munichun.
“Isha shumë i lumtur sepse doja të luaja kundër Bayern Munich, kundër ish-bashkëlojtarëve të mi dhe skuadrës sime të vjetër. Mezi pres për ndeshjen”, ka thënë Shaqiri.
“Ishte një kohë e mrekullueshme në Bayern. Dy vite e gjysmë aty dhe ne fituam shumë tituj, fituam Ligën e Kampionëve dhe kishim skuadrën më të mirë të Bayernit.
“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të fitonim kaq shumë tituj. Kam kujtime të mira atje dhe kurrë nuk do t’i harroj ata. Mezi pres të luajmë me ta dhe të tentojmë ta fitojmë ndeshjen me Liverpoolin.”, ka shtuar më tej ai.