Shaqiri: Jam krenar që luaj për Zvicrën
Xherdan Shaqiri ishte në mesin e lojtarëve me origjinë shqiptare që dje përfaqësonin Zvicrën në përballje me Kosovën.
Ylli zviceran pas ndeshjes është pyetur nëse ndonjëherë ka menduar ta përfaqësojë Kosovën, dhe ka thënë se kjo gjë i ka shkuar në mendje.
Gjithsesi, lojtari ka thënë se është krenar që luan për Zvicrën, pasi shteti helvetik i ka dhënë gjithçka atij dhe familjes së tij.
“Normalisht që kam pasur ndërmend ta veshi fanellën e Kosovës dhe kam ëndërruar të luajë për Kosovën. Por, unë luaj për Zvicrën dhe jam krenar, sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes sime”, ka thënë Shaqiri, transmeton lajmi.net.
“Kosovën e kam ekipin tim të preferuar dhe e përcjell gjithmonë”, shtoi Xherdani.
Shaqiri pati disa tentime të mira dje përballë Kosovës, por Aro Muric ia mohoi golin zviceranit në dy raste.