Shala: Pritet të vijnë investitor të jashtëm për energjinë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka njoftuar përmes facebook-ut se shumë shpejt në Kosovë pritet të vijnë investitorë të jashtëm strategjik për fushën e energjisë së ripërtritshme.
Shala thotë se këto investime kapin vlerën prej 96 milion euro.
“Investimet e bizneseve franceze janë potencial i jashtëzakonshëm që i mirëpret Kosova. Së shpejti në Republikën e Kosovës do vjen një investitor strategjik në fushën energjisë së ripërtritshme që do t’i investojë 96 milionë euro. Sot pata një bashkëbisedim shumë miqësor me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert, që bashkë me të ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “Aqua Energy”, që planifikon investimin e 96 milionë eurove në Kosovë në fushën e energjisë alternative”, ka shkruar Shala
Ai tutje thekson se MTI do të jetë bashkëpunues me institorë të tillë.
“Ky fakt më gëzoi shumë dhe shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të jemi në shërbim të investitorëve të huaj, duke ju krijuar lehtësira. Ambasadorin po ashtu e informova për ndryshimet e fundit që i kemi bërë në Ligjin për Investime Strategjike, e që kanë rritur interesimin e investitorëve të huaj për Kosovën”, ka thënë Shala/FaktePlus