Shala: Për qytetarët e Kosovës alternativë e pashmangshme është PDK-ja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka potencuar se për qytetarët e Kosovës, aleternativa e vetme është PDK-ja.
Ai këto fjalë i tha pas takimit që kishte i nominuari për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli nër Tërsenik.
Shala tha se mbështetja e madhe për PDK-në vjen edhe nga Tërseniku.
Publikimi i plotë i Shalës në facebook:
Lideri ynë, z. Kadri Veseli, sonte i priu ekipit të madh të Partisë Demokratike të Kosovës në Tërstenik.
Drenica i tha sërish PO Kadri Veselit dhe PDK-së.
Edhe sonte u dëshmua se qytetarët e Kosovës gjithandej, besojnë fuqishëm në idetë politike të z. Veseli, për ta çuar deri në fund procesin e shtetndërtimit dhe për t’i hapur perspektivë zhvillimore ekonomisë së vendit.
Për qytetarët e Kosovës alternativë e pashmangshme politike për një të ardhme të sigurt, po del të jetë PDK-ja.
Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Tërstenikut besojnë në potencialin e madh intelektual të PDK-së, prandaj, qysh tani, jemi të sigurt në fitore.