Shala: PDK ka program që afirmon pozitën e të rinjve
Kanidatja nga radhët e PDK-së për deputete, Sabiha Shala, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me të rinjtë e Pejës, të cilëve ua ka prezantuar programin e këtij subjekti, përkitazi për ta.
Shala ka thënë se programi që ofron partia e saj , të rinjve u garanton afirmim të pozitës së tyre dhe kushtet të barabarta për punë dhe shkollim.
Ky është statusi i plotë i saj në rrjetin social facebook:
Para të rinjve të Pejës sot prezantova programin e #PDK-së për rini, i cili garanton afirmimin e pozitës së tyre dhe krijimin e kushteve të barabarta për edukim dhe punësim me ato të të rinjve evropian.
#PDK112
#SabihaShala24
#PërTyPërShtetin