Shala: Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës së PDK-së
Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka pohuar se ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatratë Nekovc, Fushticë e Epërme, Sankovc dhe Zabel i Ulët.
Me këtë rasT, Shala ka zhvilluar takim në këto fshatra për të cilat tha se bënorët e kësaj ane po mbështesin fuqishëm planin qeverisës të PDK-së.
“ Sikurse edhe mbarë qytetarët e Kosovës, edhe ata të Nekovcit, Fushticës së Epërme, Sankovcit dhe Zabelit të Ulët janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive të këqija në shoqërinë tonë, të cilës po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Sonte u dëshmua se Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së”, ka shkruar Shala në facebook.