Shala në Lipjan, firmos marrëveshje investimi për Parkun Industrial
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast, ai ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për investime në fazën e dytë të ndërtimit të Parkut Industrial në këtë komunë.
Për fazën e parë të ndërtimit të këtij parku, kishte investuar e njëjta ministri nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit nga Qeveria e Isa Mustafës.