Shala: Kushdo që mbështet sportin dhe investon në të ka mbështetjen tonë
Ish deputeti nga radhët e Nismë Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka përshëndetur rezultatet e mira të skuadrës së Ballkanit, e cila sot në përballje me Trepçën ’89 ka shënuar fitore.
E për këtë siç ka thënë Shala meritore është kompania CIMA construction, kompani kjo që mbështet skuadrën e Ballkanit.
“Kënaqësi të shohësh një ekip që është shembull në organizimin e punës dhe është mbresëlënëse puna që ka bërë CIMA construction!
Një kompani që i ka dhënë klubit Ballkani një nxitje të jashtëzakonshme në anën sportive, përveç anës sportive ndjehem edhe mirë kur dëgjoj që e njëjta është një shembull në anën humanitare dhe të suksesit!”, ka shkruar Shala në facebook.
Tutje Shala ka thënë se kushdo që ndihmon sportin dhe investon në të duhet të ketë mbështetjen e të gjithëve.
“Kushdo që ndihmon sportin dhe investon në promovimin e talenteve duhet të ketë mbështetjen e të gjithëve”, ka theksuar Shala.