Shala i PDK-së: Fushatën zgjedhore do ta zhvilloj nga distanca
Pas lajmit të djeshëm se kandidati për deputet, Ferat Shala, nuk ishte mirë me shëndet dhe se kishte shkuar për kontrollë të mjeku,ai sot po thotë se po ndihet më mirë.
Atij i është rekomanduar që të bëhet testi i virusit Covid-19 dhe gjatë kësaj kohe Shala do ta vazhdoj agjendën e tij zgjedhore nga distanca.
“Bashkëpartiakëve të mi ju uroj garë dhe fushatë të suksesshme, ndërkaq unë do ta vazhdoj agjendën time zgjedhore nga distanca, për aq sa më lejon shëndeti.”, ka shkruar Shala në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Pas shqetësimeve shëndetësore që pata dje, sot po ndihem shumë më mirë.
Për këtë dua t’i falënderojë të gjithë anëtarët e personelit shëndetësor të QKUK-së, për kujdesin maksimal që po tregojnë për mua.
Po ashtu, dua t’i falënderojë edhe të gjithë bashkëpartiakët e mi që u interesuan për shëndetin tim, dhe që u solidarizuan me mua në të gjitha format.
Besoj fuqishëm se edhe këtë sfidë do ta kalojë shumë shpejt.
Bashkëpartiakëve të mi ju uroj garë dhe fushatë të suksesshme, ndërkaq unë do ta vazhdoj agjendën time zgjedhore nga distanca, për aq sa më lejon shëndeti.