Shala i lëmtur që prodhimet vendore eksportohen në Amerikë
Ministri në detyrë, njëherit edhe kandidati për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i është gëzuar lajmit që disa nga prduktet vendore janë nisur për në Amerikë.
Ai tha se ky sukses është rezultat i subvencionimit nga MTI.
Shala tutje ka premtuar mbështetjen për prodhuesit vendor.
Publikimi i plotë në facebook i Shalës:
Gjatë mandatit tim si ministër i Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor kam pasur mbështetjen dhe rritjen e eksportit për prodhimet vendore.
Jam shumë i lumtur që sot mora lajmin që rrjeti i produkteve vendore Frutex –Golden Eagle ka nisur për në Amerikë kontigjentin e parë me pije.
Ky sukses është rezultat i subvencionimit që ne si MTI kemi dhënë, dhe pjesmarrjen në panairin FANCY FOOD SHOË në NEË YORK.
Unë do ta vazhdoj gjithmonë mbështetjen për prodhuesin vendor. Bashkë mundemi.