Shala: Gjaku dhe sakrifica e familjes Jashari u bë kurorë e lirisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka kujtuar 22 vjetorin e rënies së familjes Jashari.
Shala, ka thënë se 5, 6 dhe 7 marsi, si asnjë ngjarje tjetër na bëjnë krenarë dhe të nderuar që ishim bashkëatdhetarë të komandantit legjendar dhe familjes së tij, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, gjaku dhe sakrifica e tyre u bë kurorë e lirisë.
Shala, ka thënë se vepra e tyre e lavdishme mbetet udhërrëfyesi më I denjë drejt abshkimit kombëtarë.
Postimi i tij i plotë:
Epopeja e Krenarisë Kombëtare!
Manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, edhe këtë vit po shënohet me shumë aktivitete nderimi dhe përkujtimi.
Ndonëse heroizmi i Adem Jasharit dhe sakrifica sublime e familjes Jashari janë të ngulitura përherë në ndjenjat tona, ndonëse respekti, nderimi dhe përkujtimi për këtë ngjarje historike do të mbetet i pavdekshëm, ditët e qëndresë dhe rënies heroike në altarin e lirisë, 5, 6 dhe 7 marsi, si asnjë ngjarje tjetër na bëjnë krenarë dhe të nderuar që ishim bashkatdhetar të komandantit legjendar dhe familjes së tij.
Gjaku dhe sakrifica e tyre u bë kurorë e lirisë. Flijimi i tyre i dha jetë pavarësisë së Kosovës. Vepra e lavdishme e tyre mbetet udhërrëfyesi më denjë drejtë bashkimit kombëtarë.
“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është Epope e Krenarisë Kombëtare!/FaktePlus